Bayern synon të ulë akoma çmimin e Sane!

Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness, ka deklaruar se klubi i tij është akoma në bisedime me Manchester City për të ulur çmimin për Leroy Sane.

Raportohet se Manchester City nuk po lëshon pe dhe nuk dëshiron uljen e çmimit të tij mirëpo Hoeness ka cekur kontratën e lojtarit dhe faktin që ai kohëve të fundit nuk po vlerësohet shumë tek ‘The Citizens’.

Bavarezët ditë më parë bën një ofertë prej 35 milionë eurosh për futbollistin, shifër kjo që u cilësua qesharake nga kampionët e Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here