Pjanic arrin marrëveshje me Barcelonën!

Mësohet se Miralem Pjanic personalisht ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Barcelonës.

Boshnjaku qysh prej një kohe të gjatë ka qenë objektiv i Barcelonës dhe mesa duket viti 2020 do të jetë ai i shumëprituri për skuadrën katalanase.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Pjanic është pajtuar për të nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me një pagë vjetore prej plot 7 milionë eurosh në sezon.

Mirëpo asgjë nuk ka mbaruar pasi tani Barcelona duhet të arrijë marrëveshjen dhe me skuadrën e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here