Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, ka thyer rregullat e izolimit plot 3 herë brenda 24 orëve, raporton The Sun.
Dy herë kur theu rregullat kishin të bënin me vizitimin e anëtareve të familjes ndërsa njëherë mori pjesë në një shëtitje me biçikletë.
Walker tani mund të përballet me dënim që mund të shkojë deri në 1000 funta.