Bombë nga Italia: Juventus dhe Roma kanë gati super shkëmbimin

Siç raporton Tuttosport, Juventus dhe Roma janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Federico Berardeschit dhe Nicolo Zaniolos.

Zaniolo është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë dhe Biankonerët besojnë se tani është koha e duhur për ta transferuar italianin.

Zaniolo pësoi një lëndim në gjurin e tij në janar dhe po rikuperohet, ndërsa Tuttosport shkruan se Roma ka marrë një goditje në financat e klubit pas krizës me koronavirusin dhe se Giallorosët mund të heqin dorë nga ylli i tyre.

Roma edhe më parë ka shitur yjet e skuadrës për shkak të krizave dhe Juventusi e kishte transferuar Pjanicin pikërisht në këtë mënyrë.

Juventus është i gatshëm tia ofrojë Romës Federico Bernardeschin si dhe një shumë parash Romës për Zaniolon.

Giallorosët besohet se do ta pranojnë ofertën e Zonjës së Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here