E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, në edicionin e sotëm ka bërë një parashikim se si do të duket formacioni i Milanit sezonin e ardhshëm.
Ralf Rangnick pritet ta marrë drejtimin e Milanit në verë dhe gjermani dëshiron katër sulmues në një skemë 4-4-2. Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao, Ante Rebic dhe një përforcim i ri.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Rangnick dëshiron Luka Jovicin në San Siro, pasiqë e njeh mjaftë mirë atë nga Bundesliga.
Milan besohet se do ta transferojë Jovicin me lehtësi, pasiqë sulmuesi serb nuk bën pjesë në planet e Zidane për sezonin e arhdhshëm.
Marrëveshja pritet të arrihet për shifrën e 40-50 milionë eurove.
Ja si pritet të jetë formacioni i Rosonerëve për sezonin e ardhshëm: