Gati super shkëmbimi mes Juventusit dhe Napolit: Hysaj ribashkohet me Sarrin

E ardhmja e Elseid Hysaj është ende e paqartë, mirëpo largimi nga Napoli është i pashmangshëm.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i Hysaj, i cili ka bërë të ditur se shkodrani do të largohet nga San Paolo në fund të sezonit.

Roma mbetet skuadra më e interesuar për të, por së fundmi në garë është futur edhe Juventusi.

Corriere dello Sport ka raportuar se Zonja e Vjetër dhe Napoli janë duke projektuar një shkëmbim të bujshëm.

Mbrojtësi shqiptar po kërkohet me ngulm nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri që dëshiron ribashkimin me shkodranin.

Bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, ku Hysaj do të kalonte te Juventusi derisa mbrojtësi italian Mattia De Sciglio do t’i bashkohej Napolit.

Dy futbollistët kanë një vlerë të njëjtë në tregun e transferimeve rreth 12 milionë euro dhe asnjëra nga skuadrat nuk do të shtonte para.

Sipas medieve italiane më i mundshëm është shkëmbimi mes Hysajt dhe De Sciglios se sa ai mes shqiptarit dhe Rick Karsdorp të Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here