Haaland vendos se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Erling Haaland do të qëndrojë te Borussia Dortmund  së paku edhe për një sezon.

Që nga transferimi i tij te Dortmundi norvegjezi ka shkëlqyer me fanellën e Milionerave dhe falë paraqitjeve të tij Real Madrid, PSG, Manchester United dhe Juventus, kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e tij.

Klauzola e largimit të Haaland është 75 milionë euro, shifër kjo që nuk është aspak problematike për gjigantët europian.

Mirëpo Haaland ka vendosur që të qëndrojë në Signal Iduna Park edhe për një tjetër sezon.

19-vjeçari dëshiron që të mbetet edhe për një vit te Dortmundi për tu rritur edhe më shumë para se të bëjë një hap më të madh në karrierë.

Klauzola prej 75 milionë eurove vlen vetëm për këtë vit, në rast se Haaland vazhdon të bëjë paraqitje të mira, atëherë Dortmundi mund ta shesë atë edhe më shtrenjtë vitin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here