Inter ka gjetur pasuesin e Godin në Serie A

Interi ka kontaktuar Sassuolon për mbrojtësin e tyre Gian Marco Ferrari, raporton FCInterNews.it.

Diego Godin pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit, ndërsa Neroaxurët kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e tij.

Ferrari është emri i fundit që ka përfunduar në listën e Marottas dhe klubet pritet që të nisin bisedimet për mundësinë e transferimit.

Sassuolo e vlerëson Ferrarin 12-15 milionë euro, ndërsa 27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2022.

Ferrari ka luajtur vetëm 14 ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimeve, ndërsa Interi mund të arrijë lehtë deri te transferimi i tij, pasiqë Neroaxurët kanë marrëdhënie të mira me Sassuolon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here