PSG dëshiron ta mbajë Icardin

Paris Saint Germain dëshiron ta blejë Mauro Icardin, raporton e përditshmja franceze L’Equipe.

L’Equipe, shkruan se Icardi ka rënë dakord që të mbetet në Parkun e Princave. Parisienët e huazuan Icardin nga Interi dhe mund ta blejnë kartonin e tij për shifrën e 70 milionë eurove.

Mirëpo pas krizës me koronavirusin, PSG nuk është e gatshme të paguaj 70 milionë euro për Icardin dhe besohet se do ti kërkojë Interit skonto për argjentinasin.

Icardi ka luajtur 31 ndeshje me PSG këtë sezon dhe ka shënuar 20 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here