Shkëmbim spektakolarë: Pogba në Torino, dy yjet e Juventusit në Old Trafford!

Juventus nuk ka hequr dorë nga rikthimi i Paul Pogba. Zërat se edhe Interi do të tentojë transferimin e francezit, kanë bërë që Biankonerët të nisin sulmin.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Real Madrid është tërhequr nga gara për Pogban, pasiqë Los Blancos nuk janë të gatshëm ta paguajnë shifrën prej 100 milionë eurove.

Kështu Juventus mbetet në pole position për transferimin e Pogbas dhe Agnelli është i gatshëm t’ia ofrojë Unitedit Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot si dhe një shumë parash për Pogban.

Djajtë e Kuq besohet se do ta pranojnë ofertën e Juventusit, pasiqë Pogba nuk është i lumtur në Old Trafford.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here