Chiesa ndez luftën anglo-italiane në merkato!

Katër skuadra të mëdha janë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor të Fiorentinës, Federico Chiesa, i cili vlerësohet me një çmim rreth 60 milionë euro.

22 vjeçari i shkathët ka vënë në dyshim të ardhmen e tij tek Fiorentina edhe pse me një kontratë deri më 2022 ka zëra që thonë se ai mund të largohet qysh në këtë verë nga Firence.

Skuadrat e interesuara për të janë Juventus, Inter, Manchester United dhe londinezët e Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here