Inter, Juventus apo Milan? – Tonali ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën

Ylli i Brescias Sandro Tonali dëshiron ta vazhdojë karrierën te Interi, raporton Corriere dello Sport.

19-vjeçari i cili ka kontratë me Brescian deri në vitin 2021, ka qenë nën shënjestrën e gjigantëve italian Inter, Juventus dhe Milan. Mirëpo Tonali dëshiron që të luaj nën drejtimin e Contes dhe Neroaxurët janë të gatshëm për transferimin e tij.

Interi pritet ta huazojë Tonalin me opsion blerjeje, ndërsa shifra që Neroaxurët do tia paguajnë Brescias pritet të jetë 50 milionë euro.

Tonali ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon ku ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here