Plas skandali i madh në Serie A!

La Repubblica raporton se të paktën 6 skuadra të Serie A qysh prej janarit nuk i kanë dhënë pagat lojtarëve të tyre përderisa debati për uljen e pagave të lojtarëve po vazhdon akoma.

Disa skuadra kanë arritur marrëveshje me lojtarët e tyre për uljen e pagave duke përfshirë Juventusin dhe Romën mirëpo disa skuadra të tjera kanë vështirësi për të arritur një gjë të tillë.

Lojtarët duan që të sigurohen se nëse pagat e tyre zvogëlohen ato para të shkojnë për të ndihmuar stafin e skuadrës ose edhe skuadrat e femrave të atij klubi respektiv.

Me shumë skuadra që këtë javë pritet të rifillojnë stërvitjet problemi qëndron tek ato që nuk i kanë dhënë pagat pasi në qershor autoritetet bëjnë bilancin e të gjitha muajve prej janarit dhe nëse haset në parregullsi atëherë dënimet mund të jenë të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here