Rangnick transferon te Milani dy super talente

Milani është në kërkim të një mesfushori cilësorë, ndërsa mediat italiane raportojnë se bisedimet me Benfican për transferimin e Florentino Luis kanë filluar.

20-vjeçari konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Europë dhe klauzola e tij është 120 milionë euro.

Milani tentoi transferimin e tij në janar për shifrën e 50 milionë eurove, mirëpo Benfica e refuzoi ofertën. Mirëpo tani pas krizës me koronavirusin Milani mund ta transferojë atë për 25 milionë euro.

Një tjetër futbollist që Rangnick e dëshiron te Milani është ylli i Salzburg, Dominik Szoboszlai.

19-vjeçari mund të luaj në të gjitha pozicionet e mesfushës dhe shumë klube janë në garë për të. Mediat italiane raportojnë se Milani është favorit, pasiqë pikërisht Rangnick e ka zbuluar hungarezin dhe e ka transferuar atë te Red Bull Salzburg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here