Shkëmbim spektakolarë: Icardi mbetet në Paris, dy yjet e PSG transferohen te Interi!

Kriza e Koronavirusit ka bërë që bota e futbollit të drejtohet te shkëmbimi i futbollistëve, një strategji që duket se do ta ndjekë edhe Paris Saint Germain për të blerë kartonin e Mauro Icardit, i cili këtë sezon ka luajtur të parizienët në formë huazimi nga Interi.

Mungesa e të ardhurave do të bënte që edhe një klub i pasur si PSG të sakrifikojë disa lojtarë për të transferuar të tjerë.

LEquipe, raporton se PSG është e gatshme tia ofrojë Interit Julian Draxler dhe Leandro Paredes për Icardin.

Parisienët dëshirojnë ta mbajnë Icardin, pasiqë argjentinasi ka bërë paraqitje të mira duke shënuar 20 gola në sezonin e tij të parë.

Mbetet ta shohim përgjigjen e Interit, pasiqë Conte nuk e dëshiron Icardin në skuadër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here