Tottenham në pole position për transferimin e Meunier

Tottenham Hotspuri është favoritë për të transferuar Thomas Meunierin nga Paris Saint-Germain në këtë verë.

Le Parisien raporton se Spurs janë të vendosur që të transferojnë mbrojtësin belg në transferim të lirë.

Kontrata e lojtarit skadon më 1 korrik, andaj ai është i vendosur që të largohet nga Parku i Princave, derisa Jose Mourinho e adhuron lojën e tij.

Manchester United po ashtu thuhet se është në garë për Meunier, mirëpo Tottenhami është në pozitë ideale në transferimin e tij.

Lojtari thuhet se e preferon kalimin në Ligën Premier, por që paga e tij mbetet problem.

Meunier kërkon pagën e njëjtë me atë që e ka te PSG, mirëpo aktualisht Spurs refuzojnë një gjë të tillë, mirëpo marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here