Tottenham pas Fraser të Bournemouth!

Ish futbollisti i Tottenham, Darren Bent, ka këshilluar ish skuadrën e tij që sa më shpejt të transferojë sulmuesin anësor të Bournemouth, Ryan Fraser.

‘Kemi Heung-min Son në të majtë, Kane në qendër të sulmit dhe në të djathtë ndoshta Fraser duke dueluar me Lucas Moura’- deklaroi Bent për Football Insider.

‘Do të ishte një përforcim shumë i mirë dhe në qoftë se ai mund të sigurohet me kosto zero do të ishte një goditje e jashtëzakonshme në merkato’- deklaroi Bent në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here