Higuain pranë largimit?

Juventus i ka dhënë Gonzalo Higuain një afat prej 5 ditësh më tepër që të jetë larg obligimeve të klubit për arsye personale mirëpo ky vendim i ‘Zonjës së Vjetër’ po shihet si një vendim për ta larguar atë gjatë kësaj vere.

Sipas TuttoSport, Juventus i ka dhënë 5 ditë shtesë argjentinasit për shkak të nënës së tij të sëmurë por kjo lëvizje nga të gjithë po shihet si një opsion për Higuain që të kërkoj një skuadër të re.

Vlen të theksohet se disa javë më parë interesim për sulmuesin pati shfaqur skuadra e Athletic Bilbao, prej nga gjyshi i Higuain e ka prejardhjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here