Milan përforcon mbrojtjen e saj!

Milan raportohet se është në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Celtic, Kristoffer Ajer, mirëpo në këtë tentativë transferimi mund të has në konkurencën e Leicester City.

Mbrojtësi 22 vjeçar u transferua tek Celtic nga skuadra norvegjeze e IK Stark në korrik të vitit 2016 dhe tani trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers e kërkon atë tek skuadra e Leicester.

Por Milan është shumë pranë transferimit të tij qysh prej konfirmimit nga ana e agjentit të lojtarit i cili deklaroi se lojtari nuk do të rinovojë më kontratën në Parkhead.

Drejtori i Rossonerëve, Ivan Gazidis është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit dhe skuadra italiane është e para në listë për ta transferuar norvegjezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here