Moratti:’ Më vjen keq për Balotellin’

Ish presidenti i Inter, Massimo Moratti ka deklaruar se Balotelli është një djalë i mirë dhe i vjen keq për të sepse mori trajtimin e ‘zakonshëm’ pas zënkës që pati me mbrojtësin e Juventusit, Giorgo Chiellini.

Kapiteni i Juventus, Chiellini i akuzoi Balotellin dhe ish mesfushorin e Juves, Felipe Melo, në librin e tij ‘Io, Giorgio’ ku tha se është lënë në baltë nga të dy lojtarët duke e cilësuar Balotellin si një person negativ.

Balotelli reagoi menjëherë pas kësaj deklarate duke deklaruar se ‘unë të paktën jam i sinqertë’, duke thumbuar në këtë mënyrë rëndë kapitenin e ‘Zonjës së Vjetër’.

Ndërsa tani edhe Moratti i ka dalë në krahë lojtarit të tij të vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here