Bisedimet kanë filluar: Milan transferon yllin e Fiorentinës

Milani ka nisur bisedimet me agjentin e njohur shqiptar Fali Ramadani i cili menaxhon mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Milenkovic shihet si partneri ideal i Romagnolit.

Milenkovic mund të luaj edhe në skemën me katër mbrojtës edhe në skemën me tre mbrojtës.

Milan kërkon që Fiorentina ta përfshijë Milenkovicin në operacionin Lucas Paqueta.

Fiorentina dhe Milan ditën e djeshme kanë biseduar për transferimin e Paquetas, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa Milenkovic vlen rreth 50 milionë euro.

Ideja e Rosonerëve është që t’ia ofrojnë Fiorentinës Paquetan si dhe një shumë parash për ta transferuar Milenkovicin në San Siro.

Milenkovic ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2022 dhe nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here