Operacioni më i madh në historinë e futbollit: Barcelona, Inter dhe City kanë gati shkëmbimin e vitit!

Interi dhe Barcelona thuhet se po planifikojnë një rikthim në Itali të mbrojtësin të Manchester Cityt, Joao Cancelo, që do t’i lejonte Lautaro Martinezit transferimin në Camp Nou.

Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik sot, duke shkruar se Barcelona dhe Inter po punojnë për rikthimin e Joao Cancelos në Meazza.

Neroaxurët dëshirojnë rikthimin e Cancelos, ndërsa Barcelona është ajo që do t’ia mundësojë Interit transferimin e portugezit.

Plani është që Barcelona dhe City ta shkëmbejnë Semedon me Cancelon, ndërsa Katalansit pastaj do ta përfshijnë kartonin e portugezit në ofertën për Lautaron.

Kështu Katalanasit do të paguajnë rreth 60 milionë euro për Lautaron dhe kartonin e Cancelos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here