Tare përgatit goditjen e madhe: Lazio transferon yllin e Barcelonës

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Lazio është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës Ivan Rakitic.

Kroati pritet të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, ndërsa karrierën sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë në Serie A.

Rakitic ka qenë i lidhur me një transferim te Interi dhe Juventusi, mirëpo tani garës i është bashkuar edhe Lazio.

Lacialët kanë kontaktuar Barcelonën për mundësinë e transferimit të Rakitic. Vlera e kroatit në treg është rreth 20 milionë euro dhe Lazio është e gatshme ta paguaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here