Strategjia e Inter për Lazaron!

Inter mësohet se është duke bërë gati një strategji për të zgjidhur çështjen e Valentino Lazaro i cili me shumë mundësi këtë verë mund të trasnferohet tek Newcastle United.

Mbrojtësi austriak u ble për 22 milionë euro verën e kaluar mirëpo Neroazzurët e huazuan tek skuadra e Newcastle United.

Newcastle e huazoi atë për një periudhë 6 mujore me një opsion blerjeje prej 20 milionë eurosh mirëpo 24 vjeçari nga Grazi ka hasur vështirësi për të treguar potencialin e tij në St James Park.

‘The Magpies’ nuk e kanë ndërmend blerjen e tij gjatë kësaj vere dhe Inter mësohet se është duke u bërë gati për ndonjë strategji që të zgjidhë të ardhmen e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here