Sipas raportimeve të mediave në Amerikën Jugore dhe në Spanjë, Martin Caceres është njëri prej lojtarëve të Fiorentinës që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Klubi Viola konfirmoi se 3 lojtarë të saj dhe 3 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me virusin pak para se të rifillonin stërvitjet.
Që të gjithë janë vetëizoluar dhe pas 14 ditëve do ti bëhen përsëri testet.
Drejtori gjeneral Joe Barone deklaroi se të gjithë janë duke shkuar drejt rikuperimit madje Caceres nuk po shfaq asnjë simptomë të virusit.