Barcelona dhe Inter në garë pë yllin e Ajax

Barcelona dhe Inter janë të interesuara për transferimin e mbrojtësit të majtë të Ajax, Nicolas Tagliafico.

Tagliafico ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm me Ajaxin, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Megjithatë argjentinasi dëshiron sfida të reja dhe është i gatshëm të ndryshojë ambient, ndërsa Ajaxi nuk do ta pengojë largimin e tij.

Barcelona e sheh Tagliaficon si përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa nga ana tjetër Conte është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe zgjedhja ka rënë te argjentinasi.

Ajax kërkon 30 milionë euro për lirimin e tij dhe mbetet ta shohim nëse Barcelona dhe Inter do ta paguajn shumën e kërkuar nga holandezët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here