Bayern ofron 50 milionë funta për Sane!

Bayern Munich është duke bërë gati një ofertë prej 50 milionë funtash për futbollistin e Manchester Cityt, Leroy Sane, raporton The Telegraph.

Kampionët e Bundesligës kanë qenë shumë të përfolur për një transferim të sulmuesit anësor dhe po shpresonin se mund ta arrinin një gjë të tillë për 35 milionë funta.

Përkundër faktit që pandemia e COVID-19 i uli ndjeshëm çmimet e lojtarëve, bavarezët pranuan vetë se duhet të paguajnë më shumë për të siguruar shërbimet e gjermanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here