Bisedimet kanë filluar: Milan dhe Fiorentina përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Fiorentina janë duke u përgatitur për një shkëmbim spektakolarë.

Pandemija me koronavirusin i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare klubeve dhe në merkato pritet të kemi shkëmbime mes klubeve.

Fiorentina është e interesuar për mesfushorin e Milanit Lucas Paqueta, i cili u transferua në San Siro vitin e kaluar, mirëpo braziliani nuk ka arritur të bind aspak.

Paqueta vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa Milani ia ka ofruar Fiorentinës kartonin e brazilianit për të arritur deri tek Chiesa.

Interesim për Chiesan kanë shfaqur shumë klube të mëdha, ndërsa Fiorentina kërkon 70 milionë euro për lirimin e tij, shifër kjo vështirë se do ta paguaj ndonjë klub këtë verë.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë Paquetan dhe 30 milionë euro për Chiesan, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë duke u zhvilluar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here