Championsi do të rikthehet në Torino: Juventus transferon Neymar!

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus është futur në garë për transferimin e Neymar.

Neymar pritet të largohet nga Parisi pas tri viteve në Parkun e Princave. Barcelona synon rikthimin e brazilianit, mirëpo Juventus është i gatshëm ta rrëmbejë atë.

Agnelli synon që ta bashkojë Neymarin me Ronaldon dhe ta rikthejë trofeun e Championsit në Torino. Për të arritur deri tek Neymar, Juventus është i gatshëm që ta sakrifikojë Paulo Dybalan.

Zonja e Vjetër do tia ofrojë Parisienëve Dybalan dhe një shumë parash për Neymar. PSG preferon që tia shesë Neymarin ndonjë tjetër klubi para Barcelonës dhe Juventus mund të jetë favorit për transferimin e brazilianit.

Neymar ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 18 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here