Gati 80 milionë euro, PSG transferon dy yjet e Milanit

Dy yjet e Milanit Theo Hernandez dhe Ismael Bennacer janë në shënjstrën e PSG, raportojnë mediat italiane.

Hernandez ka shkëlqyer me fanellën e Rosonerëve këtë sezon duke shënuar gjashtë gola në Serie A.

Milani e bleu Hernandezin vitin e kaluar nga Reali për shifrën e 20 milionë eurove, por vlera e tij në treg është dyfishuar pas paraqitjeve mbreslënëse.

Bennacer nga ana tjetër erdhi te Milani për shifrën e 16 milionë eurove nga Empoli dhe u zgjodh lojtari më i mirë në Kupën e Afrikës. Algjeriani ka bërë paraqitje të mira edhe me Rosonerët.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Leonardo e tani drejtor sportiv te PSG ka nisur bisedimet me Rosonerët dhe ia ka bërë të ditur se Parisienët janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për dyshen e tyre.

Sipas mediave italiane, Milani është i gatshëm ta pranojë ofertën e Parisienëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here