Lazio i ka vendosur çmimin Savicit, Reali gati ta paguaj

Sergej Milenkovic Savic për disa merkato me rradhë ka qenë i lidhur me një largim nga Lazio dhe duket se këtë verë do të largohet përfundimisht nga Olimpico.

Para krizës me coronavirusin, Claudio Lotito nuk pranonte shitjen e tij për më pak se 100 milionë euro, por tani është i gatshëm ta lërë të lirë mesfushorin serb të largohet për një shifër më të ulët.

Mediat italiane raportojnë se Lazio i ka vendosur një çmim prej 80 milionë eurove Savicit dhe se Reali është i gatshë ta paguaj.

Savic pëlqehet shumë nga Zidane dhe besohet se në verë mesfushori serb do të transferohet në Santiago Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here