Manchester United marrëveshje 70 milionëshe për Dembele!

Sulmuesi i Lyon duket se do të rikthehet në Premier League pas 4 viteve larg saj.

Manchester United ka arritur një marrëveshje prej 70 milionë eurosh për sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele, raporton TodoFichajes.

23 vjeçari do të rikthehet në Premier League pasi në 2016 u largua nga Fulham tek Celtic, ku shkëlqeu dy sezone dhe pastaj u transferua tek Lyon.

Dembele këtë sezon shënoi 22 gola në Ligue 1 e cila u mbyll para kohe duke e lënë Lyon jashtë garave europiane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here