Rangnick ka 5 kushte për ta marrë drejtimin e Milanit

Ralf Rangick dhe Milani janë gjithmonë e më pranë, përpos përgënjeshtrimeve dhe debateve me polemika që kanë lindur.

Fakti është që gjermani po mëson italishten dhe dëshiron të jetë gati kur të vijë dhe koha për prezantim.

Sakaq, “Sportmediaset” zbulon edhe kushtet bazë që ka vendosur drejtuesi i Red Bull që të pranojë projektin kuqezi.

Kontratë 4-vjeçare me rol si trajner dhe menaxher me pushtet të plotë në merkato (dëshiron edhe zyrë personale në selinë e Milanit)

  • Një staf prej rreth 20 personash, mes njerëzve të fushës dhe jashtë saj, sidomos në scouting, pra zbulime talentesh, përfshirë këtu edhe një psikolog
  • Skuadrat e të rinvje duhet të luajnë të gjitha si ekipi i parë dhe mundësisht do të jetë gjermani ai që do të konsultohet dhe udhëzojë trajnerët përkatës
  • Një buxhet prej 80 mln eurosh në merkato, shumë të cilës do t’I shtoheshin edhe para nga shitja e Kessie dhe Paqueta, ose kursime rrogash nga lojtarë që fitojnë shumë
  • Do të nisë një cikël me të rinj që janë të afirmuar ose jo në moshën 22-23 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here