Tare:’Katastrofë nëse futbolli nuk rifillon’

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, deklaroi se do të ishte një katastrofë e vertetë nëse nuk rifillon Serie A dhe se qeveria italiani nuk dëshiron të ndihmojë futbollin.

‘Ne do të mundohemi që të fitojmë kampionatin, nëse nuk e arrijmë këtë vit atëherë do ta provojmë përsëri vitin tjetër’- deklaroi Tare për mediat italiane.

‘Futbolli i siguron një jetesë plot 370,000 njerëzve në Itali dhe në qoftë se ndalet kjo nuk do të ishte katastrofë vetëm për futbollin dhe Italia do të humbte pjesë nga historia dhe jo vetëm’- deklaroi ish lojtari i kombëtares shqiptare në fund të intervistës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here