Chelsea largon dy lojtarë për Sanchon!

Chelsea është në garë serioze për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Sulmuesi anësor është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane ku edhe Chelsea ka hyrë seriozisht në garë për kartonin e tij.

Për të realizuar këtë gjë londinezët kanë menduar që të shesin dy lojtarët e saj, ku Alvaro Morata pritet ti bashkangjitet përfundimisht Atletico Madrid dhe Timoeume Bakayoko që është i huazuar tek Monaco do të nxirret në shitje.

‘Blutë’ e Londrës pritet që me këto dy shitje të arkëtojnë diku rreth 80 milionë që mund të jenë të mjaftueshme për të transferuar sulmuesin e kombëtares angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here