Gazidis bën gati valixhet: Rangnick drejtor i Milanit, ndërsa trajner gjermani i njohur!

Transferimi i Ralf Rangnick në San Siro është më pothuajse një punë e kryer, por rrolin që do ta marrë ai te Milani mbetet ende një mister.

Rangnick është i lidhur me Milanin për një kohë të gjatë dhe është raportuar se gjermani mund ta marrë rolin e dyfishtë në klub si drejtor dhe si trajner.

Mirëpo Gazzetta dello Sport, raporton se Rangnick do ta marrë pozitën e drejtorit, ndërsa rolin e trajnerit do tia besojë Julian Naglesmannit.

Julian Naglesmann po bën punë të shkëlqyeshme te RB Leipzig dhe Rangnick ka shumë besim te ai dhe beson se sëbashku mund ta kthejnë Milanin në majën e futbollit europian.

Kështu Gazidis pritet të shkarkohet nga Elliott dhe rolin e tij ta marë Rangnick, ndërsa trajner i Rosonerëve për sezonin e ardhshëm pritet të jetë Naglesmann.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here