Inter ka gjetur pasuesin e Lautaros: Neroaxurët transferojnë yllin e Ligue 1

Interi është skuadra e fundit që është futur në garë për sulmuesin e Lyon Moussa Dembele, raporton Corriere dello Sport.

Neroaxurët janë në kërkim të një qendërsulmuesi, pasiqë Lautaro pritet të largohet në fund të sezonit dhe Dembele është futbollisti i fundit që ka përfunduar në listën e Marottas.

Dembele ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon ku ka shënuar 22 gola dhe interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Chelsea. Mirëpo Interi është i gatshëm ta rrëmbejë atë para gjigantëve anglez.

Vlera e Dembels është 40 milionë euro dhe mbetet ta shohim se ku do transferohet 23-vjeçarit në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here