Klopp përgatit 50 milionë euro për mbrojtësin e ri

Që nga ardhja e Jurgen Klopp, Liverpooli ka bërë transferime shumë të qëlluara.

Te Liverpooli besojnë se skuadra ka nevojë edhe për një mbrojtës cilësor që do të jetë partneri perfekt i Van Dijk.

Dejan Lovren dhe Gomes, nuk janë lojtarë të këtij kalibri dhe Liverpooli ka piketuar mbrojtësin e ri të Sevillas Diego Carlos. Ai u transferua te Sevilla verën e kaluar nga Nantes për 15 milionë euro.

26-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e shumë gjigantëve europian, mirëpo Liverpooli është i gatshëm ta mposhtë konkurencën duke ofruar 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here