Kumbulla transferohet tek gjiganti i Serie A!

Marash Kumbulla është emri më i prefeuar për tu transferuar këtë verë nga skuadra e Inter, raporton FCInterNews.

Raporti detajon sesi disa prej skuadrave më të mëdha europiane janë vënë pas mbrojtësit 20 vjeçar të kombtarës shqiptare.

Everton dhe Arsenal nga Premier League dhe RB Leipzig nga Bundesliga janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për mbrojtësin që vlerësohet rreth 30 milionë euro mirëpo kjo shifër pritet të bjerë shkaku i Coronavirusit.

Mirëpo mësohet se vetë Kumbulla është i interesuar për një transferim të mundshëm tek Inter pasi javë më parë ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here