Kushton vetëm 10-të milionë euro: Zbulohet transferimi i parë i Rangnick për vijën e mesfushës

Ralf Rangnick ka filluar ta skenojë tregun e lojtarëve, për përforcimet potenciale që do ti bëjë te Milani. Gjermani ka piketuar një emër për vijën e mesfushës.

Siç raporton kanali sportiv francez RMC Sport, Rangnick ka shfaqur interesim për mesfushorin e Nantes Imran Louza.

21-vjeçari ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asistime.

Rangnick e shesh Louzan si përforcimin ideal për vijën e mesfushës, ndërsa francezi kushton 10 milionë euro.

Louza i plotëson kriteret e Rangnick, pasiqë është i ri në moshë dhe nuk është i shtrenjtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here