Marotta ideator: Inter transferon tre yje me parametra zero!

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Interi do të transferojë tre lojtarë belg me parametra zero në merkaton e verës.

Është Beppe Marotta ai i cili po punon për realizimin e këtyre transferimeve, pasiqë njihet si një ekspert kur vjen puna te transferimet me kosto zero.

Të tre lojtarët janë belg dhe Romelu Lukaku mund të luaj një rrol kyç për ti bindur ata që të transferohen te Interi.

Futbollisti i parë është Dries Mertens, një mik i mirë i Lukakut. Futbollisti i dytë është Jan Vertongen dhe i tretë është mbrojtësi i PSG Thomas Meunier.

Bëhet fjalë për tre lojtarë me eksperiencë që mund ta ndihmojnë Interin për ta fituar Scudetton sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here