Almada tërheq interesimin e Arsenal!

Arsenal mësohet se ka hyrë në garë me disa skuadra të tjera për të siguruar shërbimet e ‘Messit të ardhshëm’, Thiago Almada, raporton Mundo Deportivo.

19 vjeçari i Velez Sarsfield ka realizuar plot 46 ndeshje për skuadrën argjentinase duke shënuar 9 gola dhe asistuar 4 herë.

‘Topçinjtë’ janë në garë me Manchester United, Inter dhe Manchester City për lojtarin i cili vlerësohet rreth 24 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here