Arrihet marrëveshja, shkëmbim lojtarësh mes Juves dhe Barcës!

Siç raportojnë mediat italiane Juventus duket se ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Barcelonës për të shkëmbyer Jean-Claire Todibo me Mattia De Sciglio.

Sipas Calciomercato, Juventusit i është dhënë e drejta që të ketë kontakte me agjentin e mbrojtësit ditëve të fundit.

Ai momentalisht është i huazuar tek Schalke 04 të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë 25 milionë euro për të siguar shërbimet e tij.

Qendërmbrojtësi ishte i përfolur që mund të transferohej tek Roma ose Milan mirëpo tani ‘Zonja e Vjetër’ duket se ka marrë gjërat nën kontroll dhe drejt Barcelonës do të nis mbrojtësin e saj Mattia De Sciglion të cilin e kërkon Barcelona që disa javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here