Bombë nga Spanja: Dy yjet e Juventusit në Camp Nou, ylli i Barcelonës në Torino!

Siç raportojnë mediat spanjolle marrëveshja mes Barcelonës dhe Juventusit është arritur.

E përditshmja katalanase Sport, shkruan se Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje ku përfshihen tre lojtarë.

Miralem Pjanic dhe De Sciglio do të transferohen në Camp Nou, ndërsa Nelson Semedo në Allianz Stadium. Përveç kësaj Juventus do tia paguaj Barcelonës edhe një shifër prej 25 milionë eurove.

Marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe. Interesim për Pjanic kishin shfaqur Chelsea dhe PSG, mirëpo Barcelona është treguar më e shpejtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here