Championsi do të rikthehet në Torino: Ja formacioni Juventusit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Sipas raportimeve të fundit Juventus është hedhur në sulm për transferimin e Paul Pogbas dhe Jorginhos.

Biankonerët synojnë rikthimin e Pogbas në Torino, i cilu u largua nga Juventusi në vitin 2016 për tu transferuar te Manchester United.

Për të arritur deri te Pogba, Juventus është i gatshëm tia ofrojë Unitedit kartonin e Aaron Ramsey dhe një shumë parash.

Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasiqë Maurizio Sarri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e  lojtarit të tij të preferuar Jorginho.

Mesfushori braziliano-italian ishte së bashku me trajnerin te Napoli, duke kaluar te The Blues, dhe tani duket se mund t’i bashkohet edhe në Allianz Arena.

Me këto dy transferime, formacioni i kampionit të Serie A mund të ndryshojë paksa, e që do të shpresonin të triumfonin në të gjitha garat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here