Leicester dhe Watford në betejë për talentin e Sporting!

Leicester City dhe Watford kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor të Sporting Lisbonës, Gonzalo Plata, raporton Record.

‘The Hornets’ shpresonin se mund ta transferonin atë për një shifër prej 15 milionë eurosh mirëpo skuadra portugeze e ka bërë të ditur që nuk do ta lërë ekuadorianin për një çmim më të ulët se 60 milionë euro.

Plata ka zhvilluar 11 ndeshje në këtë sezon duke shënuar një gol dhe asistuar një herë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here