Roma gjen zëvëndësuesin e Smalling!

Roma e ka pranuar tanimë që nuk e përballon të nënshkruaj me Chris Smalling dhe kanë filluar që të kërkojnë alternativa të tjera duke përfshirë edhe Jan Vertonghen, raporton  Tuttosport.

Smalling aktualisht është në huazim tek Roma mirëpo për blerjen e kartonit të lojtarit ‘Djajtë e Kuq’ kanë kërkuar një shifër prej 20 milionë eurosh, shifër kjo e papërballueshme për skuadrën romane.

Si rezultat i kësaj skuadra italiane ka tërhequr vëmendjen e saj tek Jan Vertonghen por për të arritur transferimin e tij duhet që të mposhtin konkurencën e Napolit dhe Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here