Juventus e thotë qartë:’Na jepni këtë lojtar dhe merreni Pjanic’!

Përkundër zërave të mediave spanjolle që raportonin për një marrëveshje ku përfshihej Nelson Semedo, Sky Sport Italia insiston se Miralem Pjanic do të bashkohet me Barcelonën vetëm kur këta të lejojnë transferimin e Arthur drejt Torinos.

Dje e përditshmja Sport pati deklaruar që një marrëveshje është arritur ku për Semedon do të vinin në Camp Nou, Miralem Pjanic, Mattia De Sciglio dhe 25 milionë euro shtesë.

Kjo jo që nuk qe e vërtetë por raportohet se Juventusi nuk është aspak e interesuar për shërbimet e mbrojtësit portugez.

Megjithatë bisedimet po vazhdojnë mirëpo e vetmja mënyrë është që në vend të Pjanic të vijë Arthur tek ‘Zonja e Vjetër’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here