Umtiti largohet, atë e zëvëndëson mbrojtësi më në formë në Serie A!

Barcelona raportohet se do ta lërë të largohet Samuel Umtiti në qoftë se arrijnë ndonjë marrëveshje për të transferuar mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.

El Mundo Deportivo raporton se Barcelona me Inter nuk është duke negociuar vetëm për transferimin e Lautaro Martinezit por edhe për mbrojtësin sllovak ku kërkon të bëj një transferim të dyfishtë.

Skriniar do të ishte zëvëndësuesi ideal për Umtitin i cili këtë sezon ka vuajtur nga dëmtimet duke i limituar paraqitjet e tij gjë që ka bërë katalanasit të mendojnë për shitjen e tij.

Nga ana tjetër skuadra e Inter nuk ka shfaqur interesim për shërbimet e ish mbrojtësit të Lyon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here