Arsenal heq dorë nga Jovic!

Arsenal duket se ka hequr dorë nga tentativa për të siguruar shërbimet e sulmuesit Luka Jovic pasi serbi duket se do të qëndrojë akoma tek Real Madrid, raporton Daily Star.

Mikel Arteta kërkoi huazimin e Jovic për faktin se Alexandre Lacazzete dhe Pierre-Emerick Aubameyang priten të largohen gjatë kësaj vere dhe sulmi do mbetet i zbrazët pa këta dy.

Megjithatë Los Blancos kanë vendosur që ti japin Jovicit më shumë kohë për të treguar talentin e tij gjë që do të thotë se Arteta duhet të kërkojë diku tjetër për sulmin e skuadrës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here